KLIPI I “THANK YOU, NEXT”/ Qershia mbi tortë është Kris Jenener (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KLIPI I “THANK YOU, NEXT”/ Qershia mbi tortë është Kris Jenener (FOTO+VIDEO)

KLIPI I “THANK YOU, NEXT”/ Qershia mbi tortë është Kris Jenener (FOTO+VIDEO)

Ariana Grande sapo ka publikuar videoklipin e këngës “Thank U, Next” dhe interneti po zien nga reagimet. Jo më kot, pasi klipi është një vepër e vërtetë arti!

Në videoklip, janë rikrijuar momentet ikonike nga filmat tanë të adoleshencës si “Legally Blonde”, “13 Going On 30”, “Bring It On” dhe “Mean Girl”. Dhe personazhi kryesor në video është vetë Ariana, e cila aktron me mjeshtëri!

Por, këngëtarja nuk ishte vetëm sepse kishte rikthyer legjendat e vërteta për të qënë pjesë e kastit:

Fillimisht, ajo luan si Elle Woods nga “Legally Blonde”, duke risjellë skenën në sallonin e pedikyrit.

Edhe miku i saj Troye Sivan, na kënaqi sytë gjatë klipit!

Por qershia mbi tortë ishte Kris Jenner, e cila shfaqet si mami krenare duke ndjekur shfaqjen e duke e xhiruar!

Pra, ndihuni të lirë ta shihni pa pushim videon gjatë gjithë fundjavës sepse është një BOMBË!