Plumb në kokë gomarit dhe e rrëzon në tokë, i riu nga Peqini filmon vetë aktin makabër (VIDEO) – AlpeGossip
Plumb në kokë gomarit dhe e rrëzon në tokë, i riu nga Peqini filmon vetë aktin makabër (VIDEO)

Plumb në kokë gomarit dhe e rrëzon në tokë, i riu nga Peqini filmon vetë aktin makabër (VIDEO)

Disa muaj më parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje në Kuçovë, ku një adoleshent vrau me sëpatë në mënyrë mizore qenin e tij të lidhur.
Ngjarja u komentua gjatë nga emisione të ndryshme dhe djali “u kryqëzua” nga njerëzit që shprehnin indinjimin e tyre në rrjetet sociale.

Mirëpo pas atij rasti, duket se të rinjtë e tjerë nuk janë ndërgjegjësuar aspak.

Kjo pasi një rast i tillë makabër është denoncuar në redaksinë e JOQ.al, nga një i ri nga Peqini.

Djali ka dërguar një video tronditëse e cila tregon gomarin e lidhur dhe një të ri që regjistron vetë gjithçka.

Ai mban në dorë një automatik dhe qëllon drejt e në kokë mbi gomarin, duke e rrëzuar menjëherë në tokë.

Më pas pa iu “dridhur qerpiku” dhe pa shfaqur asnjë pendesë për atë që ka bërë me aq gjakftohtësi, i riu afrohet dhe fik kamerën.

Ai shkoi i pashqetësuar në shtëpi dhe fjeti i qetë atë natë e në vazhdim, ndërsa policia ndodhet në drejtim të paditur.