SUPER MASHTRIMI/ Loredana dhe Mozzik japin versionin e tyre të ngjarjes – AlpeGossip
SUPER MASHTRIMI/ Loredana dhe Mozzik japin versionin e tyre të ngjarjes

SUPER MASHTRIMI/ Loredana dhe Mozzik japin versionin e tyre të ngjarjes

Loredana Zefi ka mbajtur sot në Prishtinë një konferencë për mediat, ku ka dhënë versionin e saj në lidhje akuzat me të cilat është përballur këto ditë. Ajo ka treguar se si kanë ndodhur ngjarjet dhe se jo çdo gjë është ashtu si po përflitet, pasi ajo nuk ia ka marrë paratë askujt me mashtrime.

“Në bazë të mediave dhe çfarë kam lexuar, gjërat janë ndryshe, por për mua ajo që ka rëndësi ta dini ju, shteti shqiptar dhe gjerman, prej asnjë personi nuk janë marrë paratë me mashtrime. Paratë janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo ka pranuar dhe e ka bërë me plot dëshirën e saj”, -ka thënë ndër të tjera Loredana.

Nuk ka qëndruar në heshtje as Mozzik, i cili është shprehur se çfarëdo që të ndodhë do ta përkrahë Loredanën dhe se ajo që është shkruar në media, nuk është e vërtetë.