Tashmë e kthen në modë vetë Kim Kardashian atë çfarë nënat tona kanë bërë vite më parë… (FOTO) – AlpeGossip
Tashmë e kthen në modë vetë Kim Kardashian atë çfarë nënat tona kanë bërë vite më parë… (FOTO)

Tashmë e kthen në modë vetë Kim Kardashian atë çfarë nënat tona kanë bërë vite më parë… (FOTO)

E mbani mend kohën kur ishim të vegjël dhe mami na vendoste çelsin e shtëpisë apo portofolin në qafë që të mos na humbisnin lekët?

Epo ja që ky veprim nuk ka qenë edhe aq i çuditshëm pasi sot e ka kthyer në trend vetë Kim Kardshian. Seksimboli i “Keeping Up With The Kardashians” është fotografuar në rrugë e veshur me një look sportiv dhe rreth qafës së saj mban të varur një portofol.

Përveçse është shumë praktik, pasi nuk të duhet të mbash në dorë portofolin por thjesht ta varësh në qafë, është gjithashtu edhe shumë stil. Po ju a do ta provoni tashmë që edhe Kim iu bashkua modës së shpikur nga gjyshet dhe nënat tona?