”U DASHUROVA SAPO TË PASHË”/ Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë – AlpeGossip
”U DASHUROVA SAPO TË PASHË”/ Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

”U DASHUROVA SAPO TË PASHË”/ Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur, Chris Brown është bërë baba për herë të dytë bëjnë të ditur mediat e huaja. Ish-e dashura e tij, Ammika Harris ka sjellë në jetë një djalë.

“U dashurova kur të pashë për herë të parë”, shkruajti modelja Ammika Harris në një postim në Instastory.

Ndërsa Chris postoi një foto krah të cilës shkruante datën e lindjes së djalit “20.11.2019”.

Reperi 30-vjeçar nuk ka publikuar ende një foto me djalin duke ruajtur privatësinë e tij.

Kujtojmë që Chris është baba edhe i një vajze me emrin Royalty.