Mbrëmjen e kaluar u vu re që në profilin e shumë njerëzve të njohur u shpërnda kënga e artistit më të ri Lionel Boci.
Kënga në bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka kishte një mesazh të fortë për fëmijët të cilët braktiseshin që në lindje.
Lioneli i braktisur adoptohet nga një grua e moshuar dhe gjatë jetës bëhet një djalë mjaft i pasur.
Lionel Boci nuk është i panjohur pasi e kemi parë në klipet e Bes Kallakut.
Djaloshi duket se ka një talent të madh jo vetëm ne fushen e muzikës por edhe në aktrim.
Klipi “Pasqyrë” ka nota të forta emocionale dhe është realizuar mjeshtërisht nga talenti më i ri, që duket se do të pushtojë skenën shqiptare.
Lioneli është djali i çiftit të njohur Kristian dhe Drilona Boci.
Ky është klipi i parë i Lionelit dhe duket që e ka nisur me këmbë të mbarë ngjitjen në majat e suksesit.






![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)






