Surpriza që mori moderatorja Jona Spahiu live në emisionin “Rudina” e bëri që të përlotej. Për herë të parë motra e saj vendosi që të shfaqej publikisht për t’i dërguar një mesazh falënderimi lidhur me sakrificat që ka bërë për familjen.
Ndërsa babai i tyre është ndarë nga jeta 6 vite më parë, duket se moderatorja ka qenë një mbështetje e madhe për nënën dhe motrën e saj.
“Pas humbjes së babait more frerët e familjes në dorë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne. Babai do të ishte shumë krenar për ty”, tha në video-mesazh e motra, ndërsa Jona nuk mundi të mbante dot lotët.
Moderatorja u shpreh se nuk kishte bërë asgjë, ndërsa shprehu se ndihej me fat që ishte rritur dhe edukuar nga një familje si e saja.
Jona tregoi se motra e saj është shumë e turpshme, kështu që vetëm fakti që ajo vendosi të dilte publikisht për të ishte një surprizë më vete.














![“QË 1 VJEÇ ME B*THËN JASHTË”/ Ish-banorja e Big Brotherit tregon imazhet epike [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/3ca96839d5cee4ea24dd54c694101570_L-400x224.jpg)