Baresha e vogël nga Kukësi u ELEMINUA nga The Voice Kids/ Plasin komentet në rrjet: T’ju vijë turp… – AlpeGossip
Baresha e vogël nga Kukësi u ELEMINUA nga The Voice Kids/ Plasin komentet në rrjet: T’ju vijë turp…

Baresha e vogël nga Kukësi u ELEMINUA nga The Voice Kids/ Plasin komentet në rrjet: T’ju vijë turp…

Mbrëmjen e djeshme ishte gjysmë finalja e The Voice Kids ku dy konkurentët më të mirë të çdo ekipi shkuan në finale.

Ana dhe Denisi ishin artistët e vegjël nga skuadra Miriam të cilët i janë bashkuar 4 finalistëve të tjerë.

Të katër konkurrentët e skuadrës Miriam dhanë maksimumin me zërin dhe performancën e tyre, por ai që vendosi ishte publiku me votat e tij.

E verdikti i publikut ishte i qartë, duke lënë jashtë garës Danjelën dhe Stinën, të cilat gjithashtu dhuruan spektakël në skenën e “The Voice Kids”.

Duket se kjo zgjedhje e finalistëve ka çmendur fansat e Danielës dhe të Stinës. Ata kanë komentuar në faqen zyrtare të The Voice Kids në Instagram, duke e quajtuar emision të korruptuar dhe që fitojnë vetëm ata që kanë lekë. Për më tepër shikoni disa prej tyre.

Menjëherë pas spektaklit ka reaguar dhe vogëlushja duke shkruar se:

“Rrugetimi i the voice kids mbaron ketu per muaDo ju jem mirenjohese te gjitheve ata qe me kane mbeshteturIshte nje eksperienc shume shume e bukur dhe nuk do ta harroj kurre sepse zura aq shume miq saqe nuk di se si ta pershkruaj kete ndjesi dhe i uroj shume suksese te gjitheve Epo me twinin tim rruga vazhdon perseri do jemi te pandara dhe do e vazhdojm rrugen tone sebashku @stina.noah11 te dua shumeeeeee

AlpeNews.al