Kim Kardashian frymëzon vajzat e njohura shqiptare për modelin e flokëve! Kush e ka kopjuar më mirë?! (FOTO) – AlpeGossip
Kim Kardashian frymëzon vajzat e njohura shqiptare për modelin e flokëve! Kush e ka kopjuar më mirë?! (FOTO)

Kim Kardashian frymëzon vajzat e njohura shqiptare për modelin e flokëve! Kush e ka kopjuar më mirë?! (FOTO)

Gjithçka bën ajo kthehet në virale, në mani! Është një ikonë frymëzuese, jo vetëm për trupin e saj, për tendencat që sjell në çdo dalje publike, por edhe për risitë që përcjell me çdo ndryshim sado të vogël në pamjen e jashtme. Mjafton kaq, dhe kjo kthehet në trend dominues në gjithë botën.

Por, njësoj ndodh edhe me vajzat e njohura shqiptare, ato të angazhuarat në ekran, që janë gjithë kohës në sytë e audiencës, apo showgirl-et e famshme që kanë pasion modën, të bukurën. Kështu, modeli i fundit i flokëve të Kim Kardashian, ku ajo transformoi totalisht frizurën e saj, nga flokë të gjatë dhe me nuancë të errët, në flokë të prerë shkurt dhe në ngjyrë platin.

Pikërisht, ky model është “përqafuar” edhe nga shumë figura të famshme publike në vend, të cilat siç duket e kanë pëlqyer këtë trend të ri që solli Kim dhe mandej e kanë aplikuar edhe ato vet. Nga Alketa Vejsiu, tek Lori Hoxha, Jonida Maliqi, Adelina Ismaili, etj, ky është momenti që të zbuloni edhe ju se cilat janë vajzat VIP që janë frymëzuar nga më e famshmja e familjes Kardashians, sa i takon modelit të ri të flokëve.

Kim Kardashian

Luana Vjollca

Lori Hoxha

Jonida Maliqi

Elvana Gjata


Aurela Hoxha

Adelina Ismaili


Alketa Vejsiu


Dhe duken kaq të bukura të gjitha apo jo?!