Kiara Tito ishte një ndër 4 ish-banorët që u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” për të vazhduar lojën.
Me të hyrë në shtëpi, ajo përqafoi e përmalluar partnerin e saj, Luiz Ejlli.
Sakaq nuk munguan as xhelozitë e Luizit, i cili vuri re një detaj te e dashura e tij, një byzylyk që nuk e kishte parë më herët. Këngëtari e pyeti moderatoren se kush ia ka dhuruar.
Por Kiara nuk dha asnjë përgjigje konkrete, pasi është e ndaluar që banorët e rikthyer të japin informacione nga jashtë.
Ndërkohë kujtojmë se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u rikthyen edhe Bledi Mane, Efi Dhedhes dhe Ronaldo Sharka. Gjithashtu Olta Gixhari u largua përfundimisht nga BB VIP. Ky ishte një vendim i aktores së njohur, e cila u shpreh se nuk qëndronte dot më larg të birit.