Efi Dhedhes duket se nuk i ka kaluar akoma inati me Dea Mishel, e cila e futi në nominim së bashku me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, e si pasojë ajo la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”.
Mbrëmë pasi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo nisi menjëherë sulmin ndaj Deas, duke i thënë që të nisë të bëjë menjëherë gati valixhet.
Efi tha se do fle në një krevat me Dean, pasi avash-avash do e spostojë dhe do e nxjerrë nga BB VIP, por ajo iu kthye se mund ta largojë atë sërish.
Pjesë nga biseda:
Efi: Unë do fle me Dean dhe avash-avash do e spostoj
Dea: Do të spostoj unë prapë
Efi: Ti të nisësh valixhet që nesër se sot jam e qeshur. Po nesër do bëjmë gati valixhet e tua.