Përtej famës të këngës “Psikopatja jote”, të kënduar nga Fifi & Mc Kresha, njerëzit u ndalën gjatë tek titulli. Ç’ishte ky titull?
Pse pikërisht “Psikopatja jote”? Pasi dëgjoi komente nga më të ndryshmet, në fund të nëntorit Fifi e sqaroi njëherë e mirë për “Mirage” kuptimin e tij, duke shtuar se tekstin e këngës e ka shkruar vetë në një moment paqartësie, kur nuk dinte ç’kërkonte.
Çfarë ka dashur të thotë e kuptuam më mirë tani. Pak orë më parë, moderatori i “NIN”, Alaudin Hamiti ka postuar në Instastory-n e tij një pjesë nga intervista që zhvilloi me Fifin.
“Kënga “Psikopatja jote” është gjithë pikëpyetje. A je apo nuk je?- dëgjohet të thotë Fifi e cila vazhdon më tej deklaratën e saj. Se kurrë s’më kanë dashur, gjithë ato që kam dashur!”
Hmm, pra dashuritë e pakthyera e kanë shndërruar këngëtaren në “skeptiken” që është sot?! Me këtë që tha, tani e tutje e dimë kujt i dedikohet dhe ç’do të thotë Fifi në çdo tekst të saj.