“NUK ËSHTË TURP TË SHKOSH TEK PSIKOLOGU”/ Vajzat e showbizzit shqiptar që nuk e kanë kaluar lehtë ankthin – AlpeGossip
“NUK ËSHTË TURP TË SHKOSH TEK PSIKOLOGU”/ Vajzat e showbizzit shqiptar që nuk e kanë kaluar lehtë ankthin

“NUK ËSHTË TURP TË SHKOSH TEK PSIKOLOGU”/ Vajzat e showbizzit shqiptar që nuk e kanë kaluar lehtë ankthin

Ankthi është një problem që lidhet me shëndetin mendor dhe prej kohësh numri i njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje është rritur.

Jo vetë njerzit e thjeshtë kanë probleme dhe vuajnë nga ankthi, por edhe VIP-at e showbizzit shqiptar.

Për një kohë të gjatë kemi dëgjuar në rrjetet e tyrr sociale ku japin edhe këshilla si të kalohet kjo sëmundje e shëndetit mendor.

Kemi dëgjuar shumë në mediat online që Lori Hoxha vuan nga ankthi por kjo nuk është e vetmja vajzë nga showbizzi që vuan nga kjo sëmindje. Së fundmi kemi dëgjuar Aurela Gaçen e cila në “Instastoryn” e saj ka shprehur pse ka vuajtur nga ankthi.

Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundur t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’i jepja zgjidhje vetë. Përshembull: Në koncertin e dytë recital ngela borxh 15 milionë lekë. Një pjesë i lava me sponsora dhe bileta, pastaj merrja avionin dhe çdo të premte në darkë shkoja diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në shkollë, ktheja frangat në lekë dhe laja borxhet me rradhë. Imagjino, viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por nuk ka qenë aspak e lehtë”, ka rrëfyer Aurela.

Alpegossip.al ju sjell edhe VIP-a të tjerë që kanë vuajtur nga ankthi.

Së fundmi kemi dëgjuar edhe për Dafina Zeqirin e cila ka treguar si e ka kaluar ankthin po ka marrë edhe një nisëm ku shprehet se nuk është turp të shkosh ne psikologu dhe të trajtosh shëndetin mendor.

Shëndetin mendor do ta bëjmë prioritet në Shqipëtari! Së bashku! Çfarëdo që të ketë të bëjë me shëndetin tuaj në çdo aspect, fillon në tru.

Nuk esht “turp” me shku te Psikologu. Nuk esht “turp” me fol per Ankth dhe Depresion! Nuk esht “turp” me qen vetvetja dhe mos me rra ne provokim te njerzve cilt nuk te respektojn per ate qe je! Nuk esht “turp” me thon NUK DUA! Dhe mu shpreh nqofse dikush tka keqperdor! #DURO

Lori Hoxha është treguar vazhdimisht e hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor, duke folur mbi përvojën e saj me ankthin dhe panikun.

“Dëgjoni, nuk është e thjeshtë të flasësh për diçka të tillë dhe ju e dini sa shumë gjykohem unë në lidhje me çfarë bëj dhe çfarë them,” shkruanInstagram.


Bieta Sulo u bë nënë për herë të parë majin e 2017-s dhe si shumë nëna të tjera, vuajti nga depresioni pas lindjes. “Ehhh, ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha me veten. sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë: depresioni pas lindjes,” u shpreh ajo për Revistën Class.