“ËSHTË NUSE PËR SHTËPI”/ Djalit të ri në “Për´puthen” i ndodh e papritura në takimin me Ledjanën – AlpeGossip
“ËSHTË NUSE PËR SHTËPI”/ Djalit të ri në “Për´puthen” i ndodh e papritura në takimin me Ledjanën

“ËSHTË NUSE PËR SHTËPI”/ Djalit të ri në “Për´puthen” i ndodh e papritura në takimin me Ledjanën

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë mes Ledjanës dhe djalit që ju bashkua javën e kaluar programit, Blerimi. Ata të dy biseduan për shumë çështje, përfshirë edhe treshen e shumëpërfolur Ledjana-Mevlan-Antonela.

Ndërkohë Blerimi nuk nguroi të shprehte hapur pëlqimin për Ledjanën, duke thënë se ajo është femër e moralshme. Ai shtoi se Ledjana i duket fiks nuse për shtëpi, duke mos e fshehur pëlqimin për të. Megjithatë ai tha se do të vazhdojë të njohë edhe vajzat e tjera në program.

“Ledjana më pëlqen shumë, është shumë e bukur dhe mi plotëson të gjitha kushtet. Është femër e moralshme. Është femër e mirë është femër nuse”, tha djali i ri.

Pas transmetimit të takimit të tyre pati dhe një ndërhyrje nga Mevlani, gjë që Ledjanës nuk i pëlqeu shumë. Ajo tha se nuk i pëlqen që të tjerë të ndërhyjnë gjatë takimeve të saj, edhe pse nuk nguroi ta përmendte vetë Mevlanin në takimin me Blerimin. Për shkak të kësaj Blerimi u ndje i ofenduar dhe la në mes takimin me Ledjanën. Në një moment ajo e pyeti Blerimin se kur do t’i bënte një këngë dhe nisi të këndonte një nga këngët e Mevlanit. Në këtë çast ai u largua dhe la në mes takimin me Ledjanën.

Ndërkohë sot u transmetua edhe një pjesë nga prapaskena pas xhirimit të “Për’puthen Prime”, kur Ledjana ka shpërthyer në lot. Pasi Eri u përjashtua për shkak të sherrit me Dorin, Ledjana u prek dhe tha se ndjetë fajtore.

“Mu hodh akuza në një moment që kamerat ishin fikur, se Antonela më tha që ti je fajtore se pranove kërcimin me Mevlanin. Mua s’më pëlqejnë që njerëzit ndryshe bëjnë kur kamerat janë fikur dhe tjetër kur janë ndezur”, është shprehur Ledjana në prapaskenë mes lotësh.