“NËSE JETA…”/ Rrëfehet aktori shqiptar: Çdo gjë mori vlerë kur lindi im bir – AlpeGossip
“NËSE JETA…”/ Rrëfehet aktori shqiptar: Çdo gjë mori vlerë kur lindi im bir

“NËSE JETA…”/ Rrëfehet aktori shqiptar: Çdo gjë mori vlerë kur lindi im bir

Aktori shumë i dashur për publikun i cili ju bën të qeshni çdo të shtunë në “Duplex”, Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.

Në një interviste për gazetën “Mapo”, Visjani ka rrëfyer ndjesitë e të qenurit baba pas ardhjes në jetë të vogëlushit Divin.

“Nëse jeta ka diçka që të të bëjë ta duash atë pavarësisht kombësisë, gjendjes sociale apo financiare, ai është fëmija. Fëmija im më ka ndryshuar gjithçka. Djali i ka dhënë kuptim jetës sonë. Çdo gjë që kam bërë në jetë, mori vlerë kur lindi im bir. Përgjegjësitë janë të mëdha dhe më trembin ndonjëherë, sepse duhet të bëj çdo gjë që t’i plotësoj kërkesat, nevojat dhe ta edukoj siç duhet tim bir”, është shprehur aktori.