MEDIA NËZI/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
MEDIA NËZI/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO)

MEDIA NËZI/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO)

Mëngjesin e sotëm është ndarë papritur nga jeta gazetari, historiani, e redaktori Thimi Nika. Lajmin e hidhur e ka dhënë miku i tij, Agim Xhafka, i cili shkroi për të ndjerin në statusin e tij:

Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndrrat. Bëri atë që dinte më mirë; askush të mos ia mësonte hallet e tij.
U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:
-Thimi na la.
Mbesa, sa pa hidhërimin tonë, pyeti:
-Çfarë profesioni kishte?
-Punonte shok, ashtu tërë jetën.-i thashë.
Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar, shef, drejtor, filatelist, historian, redaktor klasi, botues…
Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund, të këshillonte, të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.
Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Nëse do më duhet këshilla e tij, do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms, me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.
Lamtumirë shok e mik. Mos na harro, ore!”