Alban Ramosaj tregon skenat e nxehta të klipit të ri me modelen e njohur (FOTO) – AlpeGossip
Alban Ramosaj tregon skenat e nxehta të klipit të ri me modelen e njohur (FOTO)

Alban Ramosaj tregon skenat e nxehta të klipit të ri me modelen e njohur (FOTO)

Ai është kthyer në një nga këngëtarët e preferuar shqiptar dhe Alban Ramosaj sapo ka njoftuar përgatitjet për klipin e ri. Pas suksesit të këngës “Bitchi i mesnatës” ai i është futur punës për një projekt të ri muzikor, i cili duket se do të jetë akoma më provokues se ai.

Këngëtari nxiti komentet e ndjekësve në Instgram me foton ‘hot’ të postuar në llogarinë e tij nga xhirimet.Ai bashkë me modelen Alesia Noka shihen në një pozë seksi, të shtrirë në breg të detit dhe modelja duket sipër këngëtarit.

“A thu pse” do të mbajë titullin kënga e re e Albanit e cila duket se do të ketë skena të nxehta dhe provokuese. Kjo këngë është fabula pasuese e këngës “Ike” e publikuar vetëm pak kohë më parë nga Ramosaj dhe pritet të ketë dhe një të tretë, pasi këngëtari ka thënë në postimet etij se është një trilogji.