“Rikthehem, në radion më seksi”/ Çfarë po ndodh, Sokol Balla lë televizionin për projekte të reja?! (FOTO) – AlpeGossip
“Rikthehem, në radion më seksi”/ Çfarë po ndodh, Sokol Balla lë televizionin për projekte të reja?! (FOTO)

“Rikthehem, në radion më seksi”/ Çfarë po ndodh, Sokol Balla lë televizionin për projekte të reja?! (FOTO)

Ai do të rikthehet në mikrofon, për të sjellë jo vetëm muzikë të mirë por dhe bisedë të mirë, për temat më ngacmuese, me personazhet më interesantë të aktualitetit të Tiranës.

Ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së tij të vjetër dhe këtë do ta bëjë jo në një logo dosido, por në radion më IN të momentit apo siç e quan ai vetë “Në Radion më seksi të Tiranës”.

“Sokol Balla live” titullohet emisioni që do të transmetohet live, duke filluar nga 15 maji, çdo të martë dhe të mërkurë, nga ora 11:00 deri në 13:00, në ‘IN radio 105.7′ dhe në ‘website’ www.intv.al. Emisioni do të transmetohet gjithashtu në rrjetet sociale të ‘IN Tv’, në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ku ndjekësit do ta kenë të lehtë të përfshihen, të bëjnë pyetjet e tyre e të marrin përgjigje në kohë reale nga gazetari Balla. Emisioni do të jetë ndërveprues dhe kjo, sipas autorëve, është një prej pikave më të forta të këtij produksioni.

“Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”, lajmëron vetë Sokol Balla ndjekësit besnikë, duke ftuar kështu dhe gjithë të apasionuarit e radios.

Kush thotë se radiot s’janë IN e ka krejt gabim. Sokol Balla, mendon krejt të kundërtën. Pavarësisht gjithë mundësive e zgjedhjeve që mund të bënte, vendosi t’i rikthehet radios, duke u bërë kështu IN.