KEISI LARGOHET NGA SHQIPËRIA ME STRESIN? Ky mashkull që po e shoqëron, na bëri të dyshojmë – AlpeGossip
KEISI LARGOHET NGA SHQIPËRIA ME STRESIN? Ky mashkull që po e shoqëron, na bëri të dyshojmë

KEISI LARGOHET NGA SHQIPËRIA ME STRESIN? Ky mashkull që po e shoqëron, na bëri të dyshojmë

Ishte fillim maji kur Keisi Lushaj njoftoi se po kthehej në Shqipëri për të takuar bashkëshortin e saj Stresi.

Ky i fundit ndodhet në burg që nga tetori i 2018-s, pas akuzave për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.

Por vizita e Keisit mori fund këtë fundjavë që shkoi, pasi bukuroshja është nisur sërish drejt Kanadasë ku jeton.

Ajo ka publikuar sot disa video ku shfaqet duke bërë gëzuar me një mashkull që ndodhet pranë saj.

Për një çast na bëri të mendojmë se Keisi shoqërohet nga Stresi në udhëtimin e saj dhe shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë!

Keisi dhe Stresi u martuan në një ceremoni sekrete, pak kohë pasi e bënë publike lidhjen e tyre dhe pritet të organizojnë një dasmë madhështore jashtë Shqipërisë.