E DINIM VLONJAT/ Alban Skënderaj zbulon qytetin e vërtetë të lindjes (FOTO) - AlpeGossip
E DINIM VLONJAT/ Alban Skënderaj zbulon qytetin e vërtetë të lindjes  (FOTO)

E DINIM VLONJAT/ Alban Skënderaj zbulon qytetin e vërtetë të lindjes (FOTO)

Alban Skënderaj padyshim është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, tekstet e të cilit kanë frymëzuar pafund histori dashurie.

Albani pas mbylljes me sukses të recitalit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë ku zbuloi për herë të parë edhe shtatzëninë e dytë të Miriamit, po vazhdon me një tur koncertesh nëpër të gjithë Shqipërinë.

Destinacioni i rradhës për Albanin duket të jetë qyteti i Lushnjës, ashtu siç e ka treguar në një postim të bërë në Instagram.
“Jam shume i lumtur qe rikthehem ne Lushnje mbas shume vitesh. Nje qytet i vecante per mua. Ndoshta shume nuk e dine por Lushnja eshte edhe qyteti im i lindjes ”-shkruan Albani.

Në mendjet tona gjithmonë figuronte ideja se Albani ishte nga Vlora, por e vërteta e kësaj historie është disi më ndryshe.

Nga ‘’news31.al” është mësuar se artisti lindi në Lushnjë pasi babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në këtë qytet. Pas disa vitesh ata u rikthyen sërish në Vlorë, aty ku Albani kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo”.

Me siguri këtë informacion e dinin shumë pak persona dhe artisti zgjodhi këtë rast për ta bërë publike.