PAS TRE VITESH/ Flori dhe Arilena sapo publikuan këngën që do t’iu emocionojë të gjithëve – AlpeGossip
PAS TRE VITESH/ Flori dhe Arilena sapo publikuan këngën që do t’iu emocionojë të gjithëve

PAS TRE VITESH/ Flori dhe Arilena sapo publikuan këngën që do t’iu emocionojë të gjithëve

Teksa të gjithë presim këngën pjesmarrëse të Arilenës në “Festivalin e RTSH”, këngëtarja na surprizoi me një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Para pak minutash ashtu siç ishte paralajmëruar, u publikua kënga “Doja”.

Një këngë e krijuar tre vite më parë nga Darko Dimitrov, dhe e shkruar nga Flori Mumajesi dhe Lindon Berisha vjen më së miri nën zërin e Arilenës dhe Florit.

Pas “Nallane 3”, dyshja u bë sërish bashkë për një këngë që ka në qëndër ndarjen e një çifti. Melodia, zërat dhe e gjithë kënga janë ato që të gjithë kanë nevojë në këto ditë të zymta e me shi, e sidomos për ata që po kalojnë një periudhë ndarjeje.

Ky bashkëpunim ishte shumë i kërkuar nga fansat e mesa duket Arilena dhe Flori goditën në shenjë. Kjo baladë emocionuese me siguri përmbushi pritshmëritë e të gjithëve.

Shijojeni!