MOS I HUMBISNI/ Vjen në Shqipëri e para shfaqje fosforeshente! (FOTO) – AlpeGossip
MOS I HUMBISNI/  Vjen në Shqipëri e para shfaqje fosforeshente! (FOTO)

MOS I HUMBISNI/ Vjen në Shqipëri e para shfaqje fosforeshente! (FOTO)

Pak ditë më parë, Blitz.al bëri me dije se në sallën e Akademisë së Arteve, Rovena Dilo dhe koreografi, Eltion Merja do të sillnin një shfaqje tërësisht ndryshe nga ç’kishim parë.

Tema e kësaj shfaqjeje që do të mbahet në datën 28 dhe 29 maj, do të jetë vetë individi, vetë njeriu, ku me anë të koreografisë dalin në pah të gjitha ngjyrat e karakterit.

Ama, Blitz.al ka qenë prezent në një prej ditëve ku bëheshin provat e shfaqjes dhe ka zbuluar detajin që do ta bëjë shfaqjen mjaft ndryshe nga ç’kemi parë zakonisht.

Balerinët dhe koreografi do të përformojnë të veshur me rroba fosforeshente që do ta bëjë shfaqjen, një shfaqje “dritash”.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri mbahet një shfaqje e tillë dhe nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Ndriçimi është realizuar nga vetë koreografi Merja, kurse kostumografia nga Sonila Saçi në bashkëpunimin me Eltion Merjan.