TAYNA NUK JA PRANOI FALJEN/ Reagon ashpër Melinda (FOTO) – AlpeGossip
TAYNA NUK JA PRANOI FALJEN/ Reagon ashpër Melinda (FOTO)

TAYNA NUK JA PRANOI FALJEN/ Reagon ashpër Melinda (FOTO)

Ditën e djeshme krejt papritur reperja Melinda vendosi t’i japë fund sherrit me Taynën dhe i kërkoi falje publikisht me anë të një postimi në Instastory.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave, mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”,  shkruante Melinda.

I kontaktuar nga “Prive”, menaxheri i Taynës u shpreh se nuk ka vend për reagime dhe Tayna s’ka asgjë për të thënë. Menaxheri rrëfeu se Melinda e ka ofenduar shumë Taynën, ndaj për këtë arsye, fansat e kësaj të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Pas kësaj deklarate, Melinda ka vendosur t’i kthehet sërish sherrit dhe këtë e tregon me postimin e fundit.

“U mundova të isha e mirë, ma morën për dobësi. Duhet ta rikthej bishën, është e vetmja gjuhë që kuptojnë”, shkruan Melinda.