MARTESA E TRETË/ Pas 2 vitesh lidhjeje, aktorja e njohur e Hollivudit i jep fund beqarisë – AlpeGossip
MARTESA E TRETË/ Pas 2 vitesh lidhjeje, aktorja e njohur e Hollivudit i jep fund beqarisë

MARTESA E TRETË/ Pas 2 vitesh lidhjeje, aktorja e njohur e Hollivudit i jep fund beqarisë

Scarlett Johansson dhe Colin Jost do të martohen!

Pas dy vjetësh të lidhur, çifti i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar, bën me dije “Associated Press”.

Ende nuk është vendosur një datë martese, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kjo do të jetë martesa e parë për yllin e Saturday Night Live, 36 vjeç, dhe e treta për akotren Johansson.

Ylli i filmit “Avengers: Endgame”, 34 vjeç, u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë, Romain Dauriac, në shtator 2017 pasi u ndanë në mars të atij viti. Ata kanë një vajzë 4-vjeçare bashkë që quhet Rose.

Johansson ka qenë e martuar edhe me aktorin Ryan Reynolds për një periudhë prej dy vjetësh nga shtatori 2008 deri në dhjetor 2010.

Aktorja dhe Jost bënë debutimin e tyre të parë në publik si një çift në nëntor 2017 dhe së fundi morën pjesë në premierën e “Endgame” së bashku në Los Angeles.

“Scarlett dhe Colin janë të dashuruar dhe ndajnë shumë interesa të përbashkëta dhe të njëjtin sens humori”, tha burimi, duke shtuar se Scarlett është shumë e lumtur.