“KAM QENË NË NJË LIDHJE ME NJË DJALË PËR…”/ Gabriel Garko vazhdon me deklaratat befasuese – AlpeGossip
“KAM QENË NË NJË LIDHJE ME NJË DJALË PËR…”/ Gabriel Garko vazhdon me deklaratat befasuese

“KAM QENË NË NJË LIDHJE ME NJË DJALË PËR…”/ Gabriel Garko vazhdon me deklaratat befasuese

Pak ditë më parë, aktori i njohur Italian, Gabriel Garko pranoi brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ përballë ish-partneres së tij se është homoseksual. Kjo deklaratë shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet dhe solli një lumë reagimesh në rrjetet sociale. Së fundmi në një intervistë në programin ‘Verissimo’, Gabriel ka zbuluar se ka qenë në një lidhje me një djalë, i cili quhej Riccardo, për 11 vite.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar Garko.

Ndërsa kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin e ka pyetur se pse zgjodhi që ta tregojë vetëm tani, Gabriel u përgjigj: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës sime. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”.

Kujtojmë se mediat e huaja kanë pohuar gjithashtu se Gabriel e ka bërë këtë deklaratë në këmbim të shumës 60.000 euro, megjithatë vetë aktori nuk e ka komentuar këtë fakt.