Pas sherrit me Dj Blunt dhe Real 1, Faton Shoshi shoqërohet nga policia – AlpeGossip
Pas sherrit me Dj Blunt dhe Real 1, Faton Shoshi shoqërohet nga policia

Pas sherrit me Dj Blunt dhe Real 1, Faton Shoshi shoqërohet nga policia

Faton Shoshi është kthyer së fundmi në një nga personazhet më të komentuar në media pas sherrit me Dj Blunt dhe Real 1. Vetëm pak ditë më parë bëri bujë video ku menaxheri i njohur u shkoi në shtëpi reperëve teksa sherri këto ditë duket sikur ka marrë fund.

Pas kësaj, Faton Shoshi ka tërhequr sërish vëmendjen sot me disa video të postuara në Instastory ku shihet duke shkuar për Rrëshen, por gjatë gjithë kohës e shoqëron një makinë policie.

“Kur jemi me vonesë”, shkruan menaxheri duke lënë të kuptohet se me siguri i duhet të shkojë me urgjencë diku dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t’i hapur rrugën.

Kujtojmë që Faton Shoshi ka qenë së fundmi në vëmendje edhe për ndarjen nga Era Istrefi.