“ÇFARË BASHKËSHORTI KAM…”/ Almeda Abazi ndihet krenare për projektin e ri të Tolgahan (FOTO) – AlpeGossip
“ÇFARË BASHKËSHORTI KAM…”/ Almeda Abazi ndihet krenare për projektin e ri të Tolgahan (FOTO)

“ÇFARË BASHKËSHORTI KAM…”/ Almeda Abazi ndihet krenare për projektin e ri të Tolgahan (FOTO)

Aktori i njohur turk dhe njëherazi bashkëshorti i bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman pritet të shfaqet shumë shpejt në ekran me një projekt të ri kinematografik.

Almeda ka ndarë në ‘Instastory’ një video nga filmi më i fundit për të cilin Tolga ka punuar, i cili titullohet ‘Seref Sozu’ ose ndryshe ‘Fjala e nderit’.

“Çfarë bashkëshorti të bukur që kam, jam krenare për ty zemra ime”, ka shkruar Abazi në postimin e fundit në llogarinë e saj.

Almeda ka ndarë herë pas here momentet më të ëmbla nga shtëpia e saj dhe pranë vogëlushit Efehan, i cili rritet më shumë çdo ditë.

Kujtojmë se Tolgahan ka luajtur në një sërë projektesh të suksesshme në Turqi që e kanë bërë aktorin një figurë të dashur jo vetëm për Turqinë, por edhe ndjekësit e tij anembanë botës./revistawho.com