PAS PUNTATËS SË PARË TË “BIG BROTHER VIP”/ Arbana Osmani ka një dedikim për Eduartin: Nuk ka… (FOTO) – AlpeGossip
PAS PUNTATËS SË PARË TË “BIG BROTHER VIP”/ Arbana Osmani ka një dedikim për Eduartin: Nuk ka… (FOTO)

PAS PUNTATËS SË PARË TË “BIG BROTHER VIP”/ Arbana Osmani ka një dedikim për Eduartin: Nuk ka… (FOTO)

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tanimë kurioziteti është shuar në lidhje me personazhet, shtëpinë, opinionistët si dhe çdo detaji tjetër që ka të bëjë me këtë “reality show”.

Ashtu si u bë e ditur më herët edhe ky edicion erdhi nën drejtimin e moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmanit, e cila si gjithmonë shkëlqeu si në look ashtu dhe në prezantim.

Mbështetja e saj më e madhe në jetën private ashtu si edhe në atë profesionale është padyshim Eduart Grishaj, të cilit i ka dedikuar pas spektaklit fjalë mjaft të ëmbla.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto të Eduartit, dhe krahas fotos ka shkruar:

“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”.

FOTO

Herë pas here “Iconstyle.al” ju ka zbuluar emra të konkurrentëve të cilët mbrëmë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

Ilir Shaqiri
Sheila Haxhiraj
Donald Veshaj
Paloma
Elhaid Cufi
Beniada Jakic
Sabiani
Semi Jaupaj
Granit Cana
Kledi Hysa
Arjola Demiri
Fifi
Ardit Cuni
Monika Lubonja