“ME BUKURINË TIME NUK GJEJ TË DASHUR”/ Rudina Dembacaj ka një mesazh të rëndësishëm për fansen: Me bukuri gjen një kalimtar… – AlpeGossip
“ME BUKURINË TIME NUK GJEJ TË DASHUR”/ Rudina Dembacaj ka një mesazh të rëndësishëm për fansen: Me bukuri gjen një kalimtar…

“ME BUKURINË TIME NUK GJEJ TË DASHUR”/ Rudina Dembacaj ka një mesazh të rëndësishëm për fansen: Me bukuri gjen një kalimtar…

Përpos angazhimeve në televizion apo në biznesin e saj, Rudina Dembacaj gjen kohë edhe për ndjekësit e saj në “Instagram”. Aktorja e njohur herë pas here zhvillon biseda virtuale me fansat, të cilët i bëjnë pyetje të ndryshme apo edhe i kërkojnë mendime për diçka.

Së fundmi, një fanse teksa i bëri një kompliment, i kërkoi që t’i jepte bukurinë e saj që të gjente të dashur. E aktorja e dashur për publikun i dha një mesazh shumë të bukur.

“A ma jep bukurinë tënde të gjej të dashur, se me bukurinë time s’mundem fare”, i shkruante ndjekësja.

“Shpirt, m bukuri nuk gjen të dashur, gjen një kalimtar të lezetshëm. Po kalon shpejt. Të dashur, do gjesh duke qenë e fokusuar te vetja dhe te gjërat që të bëjnë me u ndje mirë.

Ne jemi të gjitha të bukura, por kur bëjmë atë që ndjejmë, zbukurohemi shumë më shumë”, i kthen përgjigje Rudina në “Instastory”.

“Me bukurinë time nuk gjej të dashur”/ Rudina Dembacaj ka