Hera herës harrojmë që një gjoks i madh (përpos gjithë avantazheve që ka), kërkon kujdes në veshje. Një bluzë e gabuar na bën automatikisht të dukemi me disa kilogram më tepër nga ç’jemi vërtetë.Nga ana tjetër, të duket sikur çdo gjë që vesh tingëllon “provokuese”.
Për të “shpëtuar” njëherë e mirë , hidhini një sy modeleve që janë dizenjuar duke patur parasysh një gjoks të madh.
Një body !
Të ndihmon ta mbash gjoksin e ngritur dhe të mbledhur. Nuk ka asnjë shans të bezdiseni prej tij nëse keni veshur një trup të tillë. Për të mos harruar që shkon me çdo fund a pantallon që po mendoni të vishni.
Kjo bluzë bohemian-style, nxjerr në pah më të mirën e gjoksit tuaj.
Dekolteja është arma juaj e fortë dhe pse të mos “e shfrytëzoni”? Mbi të gjitha, mund ta vishni pa reçipeta.
Një bluzë e thjeshtë me jakë V.
E zgjidhni ju sa të hapura i mbani kospat, por një model i tillë do t’ju bëjë të ndiheni rehat në çdo sekondë të ditës.
Bluza të shkurtra të fryra tek shpatullat. Gjatë verës, një bluzë e tillë është më e mira që mund të bëni për bustin tuaj.