U FRIKËSUA PËR VDEKJE/ Gruaja rrëfen si e “masakroi” 19-vjeçari në koncert – AlpeGossip
U FRIKËSUA PËR VDEKJE/ Gruaja rrëfen si e “masakroi” 19-vjeçari në koncert

U FRIKËSUA PËR VDEKJE/ Gruaja rrëfen si e “masakroi” 19-vjeçari në koncert

Një grua u frikësua për vdekje në një koncert muzikor nga një adoleshent i dehur, i cili e goditi rreth 3 herë në fytyrë. Sulmi e la me dëmtime të mëdha në fytyrë, përfshirë carjen e vetullës dhe nxirjen e syrit.

Alicia Crook, 33 vjeçe, bëri një fotografi të Charlie Shuttleworth, 19 vjeç, me telefonin e saj, pasi ai kishte thyer dorën duke e goditur. Ajo e denoncoi pasi u takuan në të njëjtën urgjencë mjekësore për të trajtuar lëndimet.

“Shuttleworth është një kafshë. Ai nisi sulmin nga askundi, duke më goditur sa herë që ngrihesha nga toka. Mendova se do më vrasë. Nuk e provokova në asnjë moment dhe nuk i kisha folur kurrë më parë. Ai ia mbathi pas sulmit, por e zbulova në urgjencë mjekësore. Ai po kuronte dorën që e kishte thyer duke më goditur mua”, rrëfeu Alicia, nënë e një fëmije.

Që prej atij momenti, Alicia zbulon se është bërë ankthioze.