“NUK ËSHTË E LEHTË”/ Gashi ka një mesazh për të gjithë ata që vetëm shohin paratë që bëhen nga muzika – AlpeGossip
“NUK ËSHTË E LEHTË”/ Gashi ka një mesazh për të gjithë ata që vetëm shohin paratë që bëhen nga muzika

“NUK ËSHTË E LEHTË”/ Gashi ka një mesazh për të gjithë ata që vetëm shohin paratë që bëhen nga muzika

Reperi shqiptar Gashi vitet e fundit është bërë mjaft i suksesshëm dhe fama e tij dalëngadalë po përhapet në gjithë botën.

Për të gjithë ata që shohin vetëm paratë që vijnë nga muzika e tij, Gashi ka një mesazh.

Përmes një postimi në Insta Story ku ai shfaqet në një makinë duke udhëtuar, këngëtari ka treguar sakrificat që ka kaluar për t’i fituar ato para.

Në radhë të parë reperi ka folur për të punuarit fort ndërsa në vijim ka përmendur familjen, duke pohuar se ka ditë të tëra që kalojnë pa parë familjarët e tij.

Ja pra që asgjë nuk është e lehtë, gjithmonë, pas çdo suksesi fshihen sakrifica, orare të tejzgjatura pune dhe shumë vullneeet!