BALERINË APO KËNGËTARË? Jonida Maliqi tregon me kë do të ngjitet në skenën e Eurovision-it (VIDEO) – AlpeGossip
BALERINË APO KËNGËTARË? Jonida Maliqi tregon me kë do të ngjitet në skenën e Eurovision-it (VIDEO)

BALERINË APO KËNGËTARË? Jonida Maliqi tregon me kë do të ngjitet në skenën e Eurovision-it (VIDEO)

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” dhe të gjithë kemi shumë pyetje për performancën e saj.

E ftuar në emisionin “TempOra”, ashtu siç është shprehur më herët Jonida tregoi se ajo do të këndojë në gjuhën shqipe, kështu që kënga e saj me të cilën konkurron, “Ktheju Tokës”, nuk do të ndryshojë.

Gjithashtu këngëtarja tregoi se nuk do të ketë koreografi, pasi ajo do të ngjitet e vetme në skenën e “Eurovision”-it, duke ndjekur shembullin e Rona Nishliut.

“Do jem e vetme në skenë, sigurisht me ‘back’ vokalet. Nuk do të kem performancë me koreografi. Po punojmë shumë për pjesën vizuale, grafike. Do ta këndoj shqip, nuk do të ndryshoj asgjë, përveç disa parametrave që i kërkon ‘Eurovision’-i. Të hënën nisemi në Suedi për të realizuar audion dhe ‘mastermix’-in e këngës. Jam shumë entuziaste”, tha Maliqi.

Jonida Maliqi do të përformojë më 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”-it.