Shumë shpejt, televizioni Top Channel do të nisë në Youtube emisionin më të ri që do të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Ata do të vijnë me përjetime të sinqerta, rrëfime e histori personale, duke treguar arritjet dhe sfidat në një vend të huaj.
“Diaspora” do të titullohet emisioni i ri për të cilin ende nuk dihet se në ç’datë do të nisë transmetimin dhe kush do t’a moderojë.