MËNGJES I ËMBËL/ Mozzik, Hanna dhe Loredana do t’ju shkrijnë zemrat me këtë foto – AlpeGossip
MËNGJES I ËMBËL/ Mozzik, Hanna dhe Loredana do t’ju shkrijnë zemrat me këtë foto

MËNGJES I ËMBËL/ Mozzik, Hanna dhe Loredana do t’ju shkrijnë zemrat me këtë foto

Këngëtarja e njohur Loredana dhe reperi Mozzik pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hanna. Loredana por edhe Mozzik kanë qenë shumë  aktiv këto kohë dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video të vogëlushes ku tregojnë se ajo është gjëja më e rëndësishme për ta.

Pak orë më parë, Loredana ka ndarë me fansat një video shumë të ëmbël ku të tre shihen të shtrirë në shtrat të sapo zgjuar nga gjumi. Siç shihet dhe nga pamjet vogëlushja ka zaptuar një pjesë të madhe të krevatit duke i lënë prindërit në fund të tij.

Po ashtu në video bie në sy edhe dhoma e madhe e gjumit ku detaji më interesant është pasqyra që çifti ka vendosur të ketë në tavan.