DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Sot kunja njëra-tjetrës, ç’ndodhi mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit – AlpeGossip
DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Sot kunja njëra-tjetrës, ç’ndodhi mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

DIKUR MIKESHA TË NGUSHTA/ Sot kunja njëra-tjetrës, ç’ndodhi mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy mikesha të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën, edhe pse së fundmi kanë qenë bashkë në të njëjtin event. Por përpara se të tregojmë ç’ka ndodhur tek ky event, le t’i rikthehemi arsyes pse dy këngëtaret nuk i flasin njëra-tjetrës.

Shkak është bërë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ishte më njësoj. Pak kohë më parë, e ftuar në “Shiko kush luan”, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre duke thënë se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, tha Leonora.

Miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë e tensionuar në eventin e fundit. Sipas “Panorama plus”, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.