PRERJA E FLOKËVE “BOB”/ Ja si duhet ta bëni sipas formës së fytyrës (FOTO) – AlpeGossip
PRERJA E FLOKËVE “BOB”/ Ja si duhet ta bëni sipas formës së fytyrës (FOTO)

PRERJA E FLOKËVE “BOB”/ Ja si duhet ta bëni sipas formës së fytyrës (FOTO)

Një nga eksperiencat më të thjeshta, por më shqetësuese njëkohësisht për të gjitha vajzat është edhe prerja e flokëve.

Këtë vit një nga modelet më të preferuara që kemi parë tek shumë të vajza të famshme dhe jo vetëm është modeli “bob”. Kjo prerje flokësh që zakonisht shkon me gjatësi  deri tek shpatullat ose deri tek veshi ka bërë për vete shumë femra në mbarë botën.

Mirëpo kjo gjatësi flokësh jo të gjitha kanë guxim ta provojnë, ndaj u shpik edhe modeli “lob” për gjatësi deri tek shpatullat.

Veç gjatësisë të gjitha vajzat pyesin: “A do më shkojë ky model me formën e fytyrës?”

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje kemi sjellë një udhëzues nga parukieri i famshëm Michael Duenas, i cili ka treguar modelin “bob” të pëshatshëm për çdo formë fytyre.

1.Për fytyrën me formë zemre

Nëse mjekra juaj është e theksuar me mollëza të ngritura dhe ballë të vogël gjatësia e duhur e flokëve  është  deri tek mjekra.

2.Për fytyrën me formë katrore

Nëse konturet e kokës tuaj janë të theksuara shumë, ju keni nevojë për modelin “bob” me gjatësi deri tek shpatullat, me pjesën fundore me onde.

3.Për fytyrën ovale

Megjithëse kjo është ndoshta forma më e përgjithshme që shohim dhe lejon çdo gjatësi apo model, Duenas sugjeron një prerje të gjatë.

4.Për fytyrën e rrumbullakët

Një prerje “lob” përshtatet shumë te kjo formë fytyre dhe gjatësia mund të jetë deri tek supet.