NGA HALLI Ç’NUK BËN! Besnik Krapi gjeti mënyrën më epike për të ruajtur Jonidën nga syri i keq! (FOTO) – AlpeGossip
NGA HALLI Ç’NUK BËN! Besnik Krapi gjeti mënyrën më epike për të ruajtur Jonidën nga syri i keq! (FOTO)

NGA HALLI Ç’NUK BËN! Besnik Krapi gjeti mënyrën më epike për të ruajtur Jonidën nga syri i keq! (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Emi dhe që tani është kthyer në një ndër bebushet më të komentuara në rrjet.

Disa ditë pas lindjes, Jonida vendosi ta nxirrte shëtitje të voglën e saj dhe çfarë i tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte trupi perfekt i moderatores menjëherë pas lindjes!

View this post on Instagram

Faleminderit ZOT per kete bekim! 🙏🏻

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Me të drejtë, Besniku është bërë merak që partneren e tij të mos e marrin mësysh e të mos e kapë syri i keq, ndaj ka gjetur mënyrën më fantastike për ta mbrojtur.

Ai i ka varur Jonidës në vesh jo një thelpi, por një kokërr të madhe hudhre!

“Ja qita ni huder n’vend t’vothit se ma myti msyshi! Syni keq, F Y qetash!!!”- shkruan ai krahas fotos që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit.

Këtë situatë e ka marrë me humor e të qeshura edhe Jonida, e cila komenton në postimin e bashkëshortit:

“E du dhe nje nga veshi tjeter, se po duket shume stylish😂😂

Eh, njeriu çfarë nuk bën nga halli!