Nga dekori deri tek torta: Çifti shpenzon 10.000 dollarë për super dasmën me kanabis – AlpeGossip
Nga dekori deri tek torta: Çifti shpenzon 10.000 dollarë për super dasmën me kanabis

Nga dekori deri tek torta: Çifti shpenzon 10.000 dollarë për super dasmën me kanabis

Dani Geen i tha ‘Po’ të dashurit të saj të zemrës, Zak Walton para 70 miqve të tyre të ngushtë dhe familjarëve verën e kaluar në plazhin e California-s.

Çdo gjë shkoi për mrekulli, vetëm se e veçanta e kësaj dasme ishte se doli paksa jashtë tradicionales. E gjithë dasma e tyre ishte bazuar mbi temën e marijuanës. Kur çifti vendosi të kurorëzonte dashurinë e tyre, e dinin që prej fillimit se hashashi do të ishte i përfshirë patjetër.

Dhë kështu bënë. Ata shpenzuan rreth 10.000$ që kanabisi të dukej në dekor, ushqime dhe qeskat me ëmbëlsira.

Nusja ka treguar se donte që dasma të ishte elegante dhe kasike, ose e thënë më mirë një damsë klasike me kanabis dhe siç duket nga fotot ia kanë dalë.

Në koktejlin para se të niste festa, të gjithë të ftuarit morën lëpirëse me shije hashashi, ndërkohë që në dekor mbizotëronin lulet e marijuanës.

Gjithsesi, përfshirja pothuajse në çdo detaj e kanabisit, nuk erdhi surprizë për miqtë e çiftit, sepse të gjithë e njihnin mirë pasionin e tyre për të.

Dyshja ishin bashkë që prej 12 vitesh dhe që prej herës së parë kur janë takuar nuk janë ndarë më.

Ne u njohëm nga një mik i përbashkët i cili na njihte mirë të dyve. Ai më tha se duhej ta takoja patjetër shokun e tij të fiksuar pas marijuanës. Ne jemi shokë shumë të mirë. Pimë bashkë dhe kjo na ka afruar edhe më shumë.”- ka treguar ajo.

Dhe që prej asaj kohe, çifti ndan dashurinë për kanabisin, makinat, plazhin dhe sigurisht atë që kanë për njëri-tjetrin.

Përsa i përket dasmës, duket se të gjithë të ftuarit kishin mbetur të kënaqur.

Ishte emocionuese të shihje disa prej tyre të provonin diçka që ndoshta se kishin provuar më parë. 70-të vjeçarët e dasmës e provuan dhe erdhën kaq në qejf. Kërkonin sërish.”- u shpreh ajo e cila ndonëse rrëfeu se gjithçka shkoi perfekt, do të donte të kishte zgjatur më shumë, sepse për të gjithë festa u duk se mbaroi shpejt.

Në fakt, thjesht u është dukur…