Armina Mevlani njihet për stilin e saj unik dhe shumë vajza të tjera frymëzohen prej saj. Ndërkohë që të tjerët presin këshilla mode nga Armina, siç duket vetë ajo këshillat e para i ka marrë nga njeriu më i afërt. Ditën e sotme, blogerja ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të vjetra të nënës së saj, të cilat duken si foto të dala nga një revistë mode. Dallohet qartë se në çdo kohë nëna e Arminës duket se i ka kushtuar shumë rëndësi jo vetëm përzgjedhjes së veshjeve, por edhe detajeve të ndryshme si përshembull aksesorëve. Nga këto foto mund të themi se Armina ka fituar shumë prej saj dhe këtu vlen plotësisht shprehja bëmë mama të të ngjaj.