Në Evropën Lindore është regjistruar një rritje e lartë e infektimit të njerëzve me HIV/AIDS dhe është epidemia me rritje më të shpejtë në botë në botë, sipas një raporti të OBSH-së.
Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në 2017, 130.000 njerëz u infektuan me virusin HIV, duke shënuar një rritje prej 29 % të infeksioneve të reja që nga viti 2010.
Rreth 30.000 infeksione të reja u regjistruan në Evropën Perëndimore për të njëjtën periudhë.
Një përqindje më e lartë e diagnostikimit në fazat e vonshme të infektimit u regjistrua në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore.
Për më tepër, shkalla për 100,000 njerëz ishte shumë më e lartë në Evropën Lindore, 51.1 sesa 6.4 për 100,000 njerëz në Evropën Perëndimore, thuhej në raport.
Rusia kryesonte listën me 71 raste të reja të diagnostikuara për 100.000 njerëz vitin e kaluar.
Sipas raportit ky është një vit tjetër alarmant për rritjen e numrit të diagnozave të reja të HUV në rajonin Evropian.