DUA LIPA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr urimi i prindërve të saj – AlpeGossip
DUA LIPA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr urimi i prindërve të saj

DUA LIPA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr urimi i prindërve të saj

Dua Lipa ka sot ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare me famë botërore feston 28-vjetorin. Në këtë ditë speciale Dua ka marrë urime të shumta, por urimin më të bukur duket se e ka marrë nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.

“Gëzuar ditëlindjen Dua! Jeta jote është një aventurë e mrekullueshme dhe ti je e bukur brenda dhe jashtë! Të dish që të duam thellësisht! Të dua pafund”, shkruan Anesa.

Dua Lipa ka sot ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i prindërve

Ndërsa Dukagjini ka postuar disa foto me Duan që nga fëmijëria e deri ditët e sotme.

Dua Lipa ka sot ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i prindërve

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo së qenuri e mrekullueshme. Të dua”, shkruan ai.