KYLIE TI JE? Biznesmenia më e re BEFASON me pamjen e saj sepse ajo ka hequr… (FOTO) – AlpeGossip
KYLIE TI JE? Biznesmenia më e re BEFASON me pamjen e saj sepse ajo ka hequr… (FOTO)

KYLIE TI JE? Biznesmenia më e re BEFASON me pamjen e saj sepse ajo ka hequr… (FOTO)

Për herë të parë në katër vite, Kylie Jenner u fotografua në rrugë me buzët e saj natyrale. Kjo sepse siç e dimë, ajo tregoi se kishte vendosur të hiqte mbushësin e buzëve.

Jenner ishte në një takim me të dashurin dhe babain e vogëlushes së saj Stormi, Travis Scoot. Me flokët e kapura bisht dhe një make up minimalist, Jenner dukej e mrekullueshme dhe shumë e freskët. Më herët është raportuar se lindja e Stormit ka ndikuar shumë tek Kylie, e cila vendosi të dukej krejtësisht natyrale, pasi është e fokusuar tek mëmësia.

“Që kur Kylie është bërë nënë ka ndryshuar shumë. Një nga ndryshimet më të mëdha është fitimi i besimit në vetvete. Dashuria e madhe për vajzën e saj Stormi, e ka bërë Kylien të shikojë çdo gjë ndryshe, veçanërisht veten e saj. Gjetja e dashurisë së vërtetë me Travis Scot ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e vetëbesimit te Kylie. Ai e inkurajon atë që të jetë më natyrale, duke i thënë se ka qenë shumë herë më e bukur kur nuk i kishte buzët të bëra”, – ka treguar një burim shumë i afërt i Kylie-t për “Hollywood Life”.