Kaq ishte! Moderatori shqiptar “braktis” emisionin ku punonte – AlpeGossip
Kaq ishte! Moderatori shqiptar “braktis” emisionin ku punonte

Kaq ishte! Moderatori shqiptar “braktis” emisionin ku punonte

Teleshikuesit që ndjekin emisionin “Nin” të Klan Kosovës duhet ta kenë vënë re mungesën e Meriton Mjekiqi, moderatori i cili prezantonte krah Alaudinit.

Sipas “lajmit. net”, Meritoni prej disa kohësh nuk është parë më në këtë emision dhe se emri i tij nuk shfaqet më as në titra.

Sot Meritoni ka postuar një foto ku ka hedhur dyshime se po punon për diçka të re pasi shkruan: “Së shpejti”, por pa dhënë më shumë informacion.

Moderatori së fundmi ishte pjesë e kastit të “Dance with me” ku kërcente çift me Rovena Stefën.