LIBRI I TË PATHËNAVE/ Kush jan VIP-at që premtuan se do të TRONDISNIN opinionin publik. Nga Bleona tek… (FOTO) – AlpeGossip
LIBRI I TË PATHËNAVE/ Kush jan VIP-at që premtuan se do të TRONDISNIN opinionin publik. Nga Bleona tek… (FOTO)

LIBRI I TË PATHËNAVE/ Kush jan VIP-at që premtuan se do të TRONDISNIN opinionin publik. Nga Bleona tek… (FOTO)

Në showbizin shqiptar ka pasur nga ata personazhe që kanë deklaruar se do të botojnë libra ku do të nxjerin në pah jetën e tyre duke përfshirë dhe personazhe publike të tjera. Normalisht që gjithë vëmendja u përqëndrua te ata sepse ku thuhet që do të ketë skandale njerëzit janë të interesuar të shohin apo dëgjojnë.

Po kush janë këta personazhe shqiptare që kanë “kërcënuar” vipat e tjerë për publikimin e materialeve që ata nuk do të donin të publikoheshin?
AlpeNews.al ju tregon disa prej tyre.

Bleona Qeretit ka disa vite se ka nisur të shkruajë në libër autobiografik për çdo person publik që ka pasur ndikim në jetën e saj, me emra të plotë dhe konkretë. Libri është i fokusuar në aspektin erotik dhe personal.

Bleona  ka paralajmëruar botimin e librit dy vjet më parë. Ajo ka deklaruar se do të rrëfejë gjithçka, pa dorashka dhe me emra konkretë, por politikanët, me të cilët ka pasur raporte seksuale. Madje Bleona u ka dhënë edhe një mesazh të koduar ish-të dashurve të saj, duke thënë se “nuk do t’i kursej politikanët që kanë pasur punë me mua’’.
Përms një postimi në rrjete sociale ajo ka shkruar se tashmë libri është gati për publikim, por libri nuk po duket gjëkundi.

“Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë…

 

Kujtojmë se dhe Kastro Zizo ka deklaruar se do të shkruante një libër për të gjitha eksperiencat e tij ku pjesë do të ishin dhe vajzat e shoëbizit me të cilat ka pasur marrëdhënie. Por dhe Kastro nuk e realizoi librin e tij për të cilin si të thuash kërcënoi kolegët.

Inida Gjata, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Zhaku, pati deklaruar se do të botonte një seri librash, të cilët në total do të ishin 12. Një për çdo muaj të ri. Ajo rrotulloi gjithë vëmendjen e medias rreth saj prej faktit se guxoi të nxjerrë shumë biseda private me politikanë, artistë e personazhe të tjerë të njohur, të cilët janë identifikuar, siç ka qenë Dr. Flori, Flor Mumajesi, Shkendije Mujaj e shumë të tjerë. Gjithçka mori shtysë nga shoë i fundit ku Zhaku ishte e ftuar, pikërisht te ” Vip Shpija”. Zhaku ishte e vetmja që e mbajti fjalën dhe pati guxim të nxirte të palarat e kolegëve. Por nga 12 librat e premtuar u publikua vetëm 1 “TRIMNIKA”.

Në një intervistë Zhaku u shpreh se libri TRIMNIKA duhet të trondisë edhe shoqërinë shqiptare edhe politikën edhe mediat. Është një roman që vjen te lexuesi shqiptar, enkas për të shfaqur realitetin në të cilin rrojmë prej dhjetëra dekadash. Është një roman që flet për padrejtësitë, maskarallëqet, censurën, manipulimin, korrupsionin dhe shpifjet.

Përvec këtyre ka dhe personazhe të tjerë të showbizit të cilët i ngacmojnë kolegët e tyre. Si Iva Tiço me një shkrim “Pse burrat zgjedhin bibat” u duk sikur goditi shumë femra dhe meshkuj. Me shkrimin e saj reagoi dhe ish gruaja e Shkëlzen Berishës ku tha se kishte gjetur historinë e jetës së saj aty.

“Kjo është historia e jetës sime. Dikur më tha dikush se do më kishte bërë mirë të luaja budallaqen, por çdo që që nuk vjen natyrshëm duket false’’.

Çfarë i ka penguar këta personazhe të çojnë deri në fund deklaratat e tyre? Ndoshta frika nga kërcënimet, ose ndoshta nuk do ta marim vesh asnjëherë! Përgatiti AlpeNews.al