Tronditet familja mbretërore! Publikohet libri për jetën seksuale të mbretëreshës dhe burrit të saj – AlpeGossip
Tronditet familja mbretërore! Publikohet libri për jetën seksuale të mbretëreshës dhe burrit të saj

Tronditet familja mbretërore! Publikohet libri për jetën seksuale të mbretëreshës dhe burrit të saj

Familja mbretërore në Britaninë e Madhe është tronditur pas daljes në treg të një libri, i cili rrëfen gjithë jetën seksuale të Mbretëreshës Elisabeth II dhe bashkëshorit të saj Princ Philip.

Autorja e këtij libri është Lady Colin Campbell, e cila rrëfen me detaje në këtë libër se si mbretëresha ka një oreks të shëndetshëm seksual dhe se si Princ Philip kishte një tendencë që të flirtonte me të gjitha femrat që e rrethonin. Madje ajo thotë se ai flirtonte me këto femra edhe në sy të mbretëreshës.

“Nuk qëllonte asnjëherë që Princi Philip të kishte një grua të bukur pranë dhe të mos flirtonte…Këto femra për të ishin si lodra dhe ‘kafshë shtëpiake’”, tregon autorja e librit.

Ajo ka nxjerrë në këtë libër të gjitha sekrette e dhomës mbretërore dhe madje shprehet me bindje se të gjitha këto janë mëse të vërteta dhe jo thjesht një propagandë kundër monarkisë.

“Gjithçka që kam shkruar aty është e vërtetë dhe nuk është aspak propagandë kundër monarkisë” thotë Colin.

Ky libër ka shkaktuar shumë polemika në Britani, ndërsa Pallati Mbretëror nuk ka reaguar ende ndaj atyre që shkruhen në libër.