Disa njerëz djersiten më shumë dhe disa jo. Djersitja e tepërt konsiderohet si çrregullim dhe quhet hiperhidrozë, transmeton Alsat.
Disa nga shkaqet patologjike te djersitjes së tepërt janë: Hipoglukemia, ankthi, depresioni, HIV-i, apo çrregullimet me gjëndra.
Disa nga metodat me anë të së cilave parandalohet djersitja e tepërt janë:
Aplikoni deodorant– Sigurisht që aplikimi i deodorantit është i domosdoshëm. Aplikojeni atë që në mëngjes, në mënyrë që të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë ditës.
Shmangni ushqimet pikante– Disa ushqime siç janë specat dhe erëza të tjera përmbajnë vajra, të cilat stimulojnë gjëndrat e djersës dhe i japin trupit aromë të pakëndshme. Qepa dhe hudhrat gjithashtu shkaktojnë aromë të keqe në trup.
Zvogëloni konsumimin e kafesë– Kafeja mund të jetë arsyeja, që ju jeni duke u djersitur shumë, prandaj shmangia e konsumimit të shpeshtë të kafesë mund ta zvogëlojë prodhimin e djersës.
Konsumoni shumë ujë– Uji është shumë i dobishëm për çdo proces në organizëm. Ai e ushqen lëkurën dhe e hidraton atë. Nëse krijoni shprehi të konsumimit të ujit atëherë krahas efekteve të tjera pozitive, ju do të djersiteni më pak dhe do të ulni temperature e trupit.
Humbni peshë– Yndyra e tepërt e trupit vepron si stimulues i gjëndrave që prodhojnë djersë. Sa më shumë dhjam që keni aq më shumë do të djersiteni, për këtë arsye humbja e peshës është shumë e mirë për shumë procese në organizëm.