Nuk duam ta pranojmë, por koha për t’i braktisur sandalet po vjen dhe bashkë me të edhe ulja e temperaturave. Megjithatë nëse doni një lajm të mirë për të kapërdirë mbarimin e sezonit veror, ne e kemi.
Këtë sezon vjeshte do t’u rikthehemi çizmeve të gjata deri në kyçin e këmbës, por në versionin më “rock’n’roll” të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për çizmet e kaubojsit, atë të Teksasit, që do të jenë “must” në muajt e ardhshëm.
Ashtu siç i pamë në pasarelat Vjeshtë/Dimër 2018-2019 të markave Chloe, Isabel Marant, Fendi, Emporio Armani etj, çizmet do të vijnë në versionin e lëkurës së butë në ngjyrë të zezë dhe kafe por jo vetëm.
Për femrat më të guximshme, modeli i preferuar i sezonit është i mbuluar me lëkurën e gjarprit, por edhe me tonet metalike, të arit dhe argjendit.
Me poshtë do të shihni se për çfarë e kemi fjalën