SHUMË AFËR/ Zbulohet data e ceremonisë së dytë martesore të Justin Bieber me modelen e njohur – AlpeGossip
SHUMË AFËR/ Zbulohet data e ceremonisë së dytë martesore të Justin Bieber me modelen e njohur

SHUMË AFËR/ Zbulohet data e ceremonisë së dytë martesore të Justin Bieber me modelen e njohur

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë tashmë zyrtarisht burrë e grua. Çifti u martua në një gjykatë në New York në shtator, por tani duan të zhvillojnë ceremoninë fetare të dasmës.

Javën e kaluar u raportua lajmi se këngëtari dhe modelja shtynë ditën e dasmën pasi ishin ende në kërkim të kohës së përkryer për ta realizuar. Megjithatë Page Six raporton se dy yjet do martohen më 28 shkurt.

Një burim tha për median se faza e planifikimit të dasmës ka nisur ndërsa ende nuk është zgjedhur një vend ku do zhvillohet ceremonia.

Çifti është i martuar ligjërisht. Ata firmosën dokumentet në vjeshtën e vitit të kaluar në mënyrë sekrete.

Por ceremoninë fetare duan ta zhvillojnë në praninë e njerëzve të dashur të tyre.