BAJRAMIN MË TË VEÇANTË E FESTON TUNA/ Këngëtarja publikon foto nga vendi që ka vizituar me djalin – AlpeGossip
BAJRAMIN MË TË VEÇANTË  E FESTON TUNA/ Këngëtarja publikon foto nga vendi që ka vizituar me djalin

BAJRAMIN MË TË VEÇANTË E FESTON TUNA/ Këngëtarja publikon foto nga vendi që ka vizituar me djalin

Ditën e sotme festohet Fitër Bajrami, pas mbylljes së muajit të madh të Ramazanit. Personazhet e njohur të ekranit kanë nisur nga mëngjesi i sotëm të shkruajnë urimet e tyre për të gjithë ndjekësit dhe fansat. Një ndër to është edhe Tuna, e cila këtë bajram e ka pritur në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Ajo ka publikuar disa foto ku tregon se ka nisur pushimet me familjen e saj pranë detit, ditë këto që më shumë se të gjithë po i shijon Tian.

Siç duket pas një pune të gjatë e të lodhshme me koncerte dhe udhëtime, familja është bërë bashkë dhe Tuna ka lënë për pak ditë angazhimet e saj për t’ju dedikuar atyre.